Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, bashkë me deputetë tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Rumania po qëndrojnë në Tajvan për të marrë pjesë në Forumin për Transparencë Parlamentare të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik NDI.
Këtë vizitë e ka lajmëruar Deliu me anë të një postimi në facebook.
“Gjatë qëndrimit në Tajvan kemi takuar përfaqësues të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian në Taipei, presidenten e Tajvanit, znj. Tsai Ing-wen dhe përfaqësues të institucioneve tjera.
Kosova mund të mësojë shumë nga përvoja e Tajvanit në fushën e IT-së, në luftën kundër dezinformimit, në fushën e ekonomisë dhe atë të arsimit”, ka shprehur Deliu.