Bunjaku thotë se LDK-ja nuk mund të rreshtohet pas AAK-së në protesta për energjinë

Aktuale

Bunjaku thotë se LDK-ja nuk mund të rreshtohet pas AAK-së në protesta për energjinë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 19:12
Valentina Bunjaku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, duke folur për paralajmërimet rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe situatën me çmimet e produkteve bazë, ka thënë se qytetarët nuk do të mund ta përballojnë këtë gjendje dhe sipas saj, me këtë qasje të Qeverisë Kurti do të zbrazet Kosova.

“Dhe të dalë me deklarata si LDK të refuzojë, dmth rritjen e çmimit të energjisë dhe kjo është mundësia e jonë në këtë rast. 51 për qind qytetarët e kanë votuar Kurtin me këto kauza të rrejshme të cilat ka ardhë në pushtet dhe e kanë dënuar LDK-në me 12 për qind. Dhe në këtë rast ne me fuqinë që e kemi sigurisht që do t’i dalim në përkrahje qytetarëve dhe mundësitë të gjitha do t’i shterrim, që mos të ketë rritje të energjisë, sepse kjo është e papranueshme për LDK-në”, tha ajo.

Kurse e pyetur se a do t’i bashkohet partia e saj, paralajmërimeve të  AAK-së në për protesta në rast të shtrejtimit të energjisë elektrike, Bunjaku ka thënë se LDK është parti institucionaliste dhe se nuk mund të rreshtohet pas AAK-së.

“Sa i përket protestave nuk jemi parti e protestave, po jemi parti institucionale. Është e vërtetë që protesta është veprim demokratik, por në qoftë se ka mundësi Alenaca me u rreshtu pas LDK-së, sepse, LDK nuk mund të rreshtohet pas Aleancës duke e pasur parasyshë fuqinë elektorale të AAK-së”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat