Premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Fondit Sovran është në rrugë për t’u jetësuar dy vjet pas mandatit të dytë të Qeverisë Kurti.
Të hënë, i pari i ekzekutivit, Albin Kurti, pranoi edhe draft projektligjin për themelimin e këtij fondi.
Por çka pritet të ndodhë nëse Kuvendi i Kosovës jep dritën e gjelbër që ky fond të krijohet?
Në neni 15 të këtij projektligji janë të detajuara edhe qëllimet i tij.
“Fondi ka këto qëllime: të menaxhojë pasuri të rëndësishme publike, duke rritur vlerën, performancën dhe kthimin në investime përmes mirëqeverisjes, planifikimit të duhur afatgjatë dhe mbikëqyrjes së efektshme”.
E përveç kësaj, parashihet që ky Fond të jetë menaxher i aseteve të ndërmarrjeve publike dhe investitor financiar, si dhe e ka mundësinë të themelojë ndërmarrje të reja.
“Fondi nuk mund të zotërojë më shumë se 30 për qind të aksioneve të shoqërisë private ose të shoqërisë që ka selinë, shumicën e kapitalit dhe veprimtarinë kryesore jashtë Republikës së Kosovës. Por mund të themelojë ndërmarrje të re ose të fitojë pronësinë në ndërmarrje sipas nenit 28 të këtij ligji”.
Por ky fond është duke u kritikuar nga njohësit e ekonomisë
Profesori i ekonomisë, Bashkim Mustafa thotë se në këtë fond nuk ka asgjë të re dhe se nuk e di sa do të jetë i mundur implementimi i tij.
E pas formimit të këtij fondit, parashihet edhe shuarja e Agjencia Kosovare e Biznesit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se kjo do të bëhet në pajtim më politikat e për krijimin e Fondit Sovran.
“AKP tashmë ka miratuar strategjinë për shuarjen graduale të institucionit, në pajtim me politikat qeverisëse për krijimin e Fondit Sovran. Pas përfundimit të konsultimeve dhe adresimit të komenteve, fillimisht do të votohet projektligji në Qeveri, për tu përcjellur pastaj në Kuvend”, tha Kryeziu.
Sipas draft projektligjit kapitali themeltar i Fondit është njëzet milionë ero, i cili mund të rritet me statutin e Fondit.
Projektligji për Fondin Sovran është publikuar të hënën në platformën e konsultimeve, dhe është qasshëm për lexim dhe komentim te palëve të interesuara.