Xhavit Drenori, ish-kandidati i Iniciativës Qytetare “Green për Drenas ka hedhur akuza ndaj ish anëtares së partisë, Valentina Leku Gashi.
Sipas Drenorit, ajo ka vjedhur mandatin si asambleiste nga kjo parti dhe më pas e ka shitur për një vend pune.
I njëjti ka shkruar se i gjithë grupi mallkon ish-asambleisten për mundin e financat në zgjedhjet e vitit 2021 aty ku Leku-Gashi mori mandatin.
“Mallkimi i gjithë neve që shpenzuam mund e financa në zgjedhjet e vitit 2021, nga të cilat zgjedhje e more mandatin e asambleistes me subjektin tonë IQ “GREEN për Drenas” dhe e vodhe e më pas e shite për një vend pune, mos t’i zëftë fëmijët (se ata nuk kanë faj)”, ka shkruar Drenori në Facebook.
Bashkëngjitur me shkrimin e tij, Drenori ka publikuar edhe një titull të mediave ku Lladrovci kishte mirëpritur në PDK asamblisten dhe fotografinë e konkursit ku ajo fitoi vendin e punës. Në vendimin e publikuar nga Drenori, thuhet se Valentina Leku-Gashi do të fillojë punën në shkollën “Bajram Curri” në Nekoc.