Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi kryeministria njoftoi se kryeministri, Albin Kurti, ka takuar disa nga biznesmenët vendorë.
Molliqaj ka shkruar se Kurti nuk ka lënë asnjë vlerë apo parim që nuk e ka shkelur.
Ai i ka kujtuar kryeministrit se Ramiz Kelmendi është ndër importuesit më të mëdhenj të mallrave serbe në Kosovë.
“Ramiz Kelmendi, tregtari i preferuar i Kurtit
Ndër të parat takime me biznese, takon tregtarët. Ndër të parët tregtarë, në krye të vendit Ramiz Kelmendi. Një ndër importuesit më të mëdhenj të mallrave të Serbisë në Kosovë. Nuk ka asnjë parim e vlerë që nuk e shkeli Albin Kurti. Veç një po e mban me çdo kusht: besimin se detyra e tij si bartës i historisë justifikon gjithçka”, ka shkruar Molliqaj.