Takimi i Kurtit me deputetët e Parlamentit Evropian, Rohde: Implementimi i marrëveshjës esencial për rrugën drejt BE’së

Aktuale

Takimi i Kurtit me deputetët e Parlamentit Evropian, Rohde: Implementimi i marrëveshjës esencial për rrugën drejt BE’së

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:02
Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur me deputet të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.

Rohde ka thënë se propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian.

Ai tutje ka shkruar se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e Implementimit është esenciale për të lëvizur drejt rrugës evropiane.

“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian.!

Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar Rohde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat