Statovci: Eurodeputetët kanë indikacione pozitive për takimin e 18 marsit

Aktuale

Statovci: Eurodeputetët kanë indikacione pozitive për takimin e 18 marsit

Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:25
Jeta Statovci

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeta Statovci në një lidhje direkte nga Strasburgu tha se plani evropian ishte në mesin e temave të trajtuara në takimet e deputetëve të Kosovës me eurodeputetët.

Statovci tha se nga përmbajtja e popozimi evropian ka elemente pozitive që synojnë avancimin e statusit diplomatik të Kosovës.

“E shohim të nevojshme, gjithashtu jashtëzakonisht edhe të rëndësishme dhe historike çështjen e normalizimit dhe çështjen e avancimit në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Aty janë trajtuar përmbajtjet e kësaj, gjithashtu dakordanca e kryeministrit  në parim për përmbajtjen e marrëveshjes. Por, që padyshim që për të arritur në një dakordancë të tillë kjo çështje kërkon vullnet të dyanshëm. Ka elemente pozitive që padyshim e avancojnë statusin diplomatik të Kosovës duke përfshirë respektimin e integritetit territorial, çështjen e respektimit të simboleve, mos bllokimit të njëra tjetrës në kuadër të avancimit në anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, tha ajo.

Për pritjet e eurodeputet për takimin e 18 marsit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Statovci thotë se shumica e eurodeputetëve kanë indikacione pozitive.

“Shumica prej tyre thonë që të kenë marrë indikacione pozitiva karshi dialogut dhe karshi marrëveshjes nga të dyja palët, si në aspektin e çështjeve të ngritura, si në aspektin e marrëveshjes. Dhe, kjo pritet të konkretizohet edhe në ditët e ardhshme”, tha ajo.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në takimin e Komitetit Parlamentar ka thënë se Kosova është e përkushtuar, konstruktive dhe kreative në dialogun Kosovë – Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat