Kryetari i Partisë socialdemokratë, Dardan Molliqaj ka shkëputur një pjesë nga një debat në një televizion.
Molliaj në mbishkrimin e videos të publikuar në Facebook, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk ka legjitimitet që ta themelojë Asociacionin.
Sipas tij, Kurti ose duhet ta refuzojë ose të japë dorëheqje.
“Kurti nuk ka legjitimitet që ta themeloi Asociacionin. Prandaj ose duhet ta refuzoj ose të jap dorëheqje.” – ka shkruar Molliqaj.