Që 35 ditë emrat e 29 pretendenteve për gjyqtarë po qëndrojnë në zyrën e presidentes.
Vjosa Osmanit i kanë mbetur edhe 25 ditë të tjera për të vendosur nëse ata do t’i dekretojë ose jo.
Por, pritja e ditëve të fundit për të përfunduar këtë procedurë po shihet krejt e panevojshme për shkak të nevojës së tyre nëpër gjykata, e sidomos në Mitrovicë.
E pikërisht për këtë shkak, edhe në ditën e 9 të shkurtit kur Këshilli Gjyqësor i dërgoi emrat në presidencë, kishte shpresa që kjo punë do të kryhej shpejt.
Pjesa më e madhe e gjyqtarëve të rinj pritet të shkojnë për të shërbyer në Gjykatën e Mitrovicës e degëve të saj, ashtu si edhe në atë të Prishtinës.