Prokuroria sekuestron një pronë të Andin Hotit

Aktuale

Prokuroria sekuestron një pronë të Andin Hotit

Më: 15 mars 2023 Në ora: 21:23
Andin Hoti

Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar ngrirjen e mbi 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, pasi Apeli e ka vërtetuar fajësinë e Agron Kelmendit për uzurpim të pronave.

Kelmendi pronar i një kompanie të patundshmërive në Pejë, kishte bërë dhurata të pazakonta vite më parë. As më shumë e as më pak, ai u kishte falur parcela toke në pesë komuna të rajonit të Dukagjinit

Në mesin e këtyre parcelave ka të tilla që iu kanë falur personave të njohur si ish-kryetarëve të komunave, ish-gjyqtarëve, zyrtarëve policorë e artistëve.

Një nga personat që i është sekuestruar prona është edhe ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti.

Hoti që tani është Kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, pretendohet se përfitoi nga pronat e falura nga biznesmeni Kelmendi dhe të njëjtat janë ngrirë nga prokuroria sepse nuk kanë qenë te justifikuara në proporcion me pasurinë.

Në prezencën e këtyre rrethanave Prokuroria Themelore në Pejë ka iniciuar hetimin për konfiskimin e pasurisë konform Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.

Prokuroria e Pejës pretendon se të ardhurat e biznesmenit nuk e arsyetojnë këtë pasuri sepse siç thuhet në kërkesën për “Lëshimin e Urdhrit Kufizues Përfundimtar”, të cilën e ka siguruar Express, nga të dhënat e ATK-së, “i pandehuri për bizneset “Agron Kelmendi” BI, me emrin tregtar të biznesit A.P “Kontakti”, për periudhën kohore 2005-2019 ka deklaruar 00 qarkullim”.

“Për të gjitha këto pasuri, duke vlerësuar gjasat, provohet se të hyrat legjitime të të pandehurit nuk mjaftojnë për blerjen dhe posedimin e tyre, për faktin se i njëjti ka të hyra të deklaruara 00 por posedon pasuri tejet të madhe”, ka deklaruar prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat