Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka deklaruar se asnjë marrëveshje me Serbinë nuk ka qenë e dëmshme.
Ai u pyet nga analisti Imer Mushkolaj, se pse kur ka qenë LDK në pushtet nuk janë zbatuar ato marrëveshje?
Hyseni është përgjigjur duke thënë se “VV-ja do ta kallte Kosovën”.
Hyseni u shpreh se të gjitha marrëveshjet me Serbinë duhet të zbatohen, teksa tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, nuk është i dëmshëm dhe ai do të zbatohet nën qeverisjen e Kurtit.