Pse takimi Kosovë-Serbi do të mbahet në Ohër? – flet kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Aktuale

Pse takimi Kosovë-Serbi do të mbahet në Ohër? – flet kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Më: 15 mars 2023 Në ora: 21:56
Bujar Osmani

Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të martën e 14 marsit, në takim me qytetarët e Shkupit, ka folur për rëndësinë e faktorit shqiptar në vend dhe takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të të dyja shteteve.

“Për një javë, në Ohër takohet kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Shpresoj për të nënshkruar Marrëveshje për njohje.

A e dini pse pikërisht në Ohër? Si mirënjohje për suksesin e Marrëveshjes së Ohrit. Por, edhe si mirënjohje për rolin tonë të ri si shtet në rajon”, ka deklaruar Osmani.

Ministri i Jashtëm, Osmani ka numëruar sukseset e partisë së tij, BDI-së, në ngritjen e pozitës së shqiptarëve, duke theksuar se kryeparlamentari është shqiptar, ministri i Financave shqiptar, shefi i Diplomacisë dhe shumë kompetenca të tjera shtetërore, që vite më parë as që është menduar se mund të udhëhiqen nga kuadro shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat