Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se propozimi i BE-së duhet të nënshkruhet nga Kosova, për interesa shtetërore.
Kësisoj, ai doli kundër PDK-së e cila vazhdimisht ka shprehur rezerva karshi këtij plani, për çka bashkë me LDK-në, morën kritika nga ambasada e ShBA-së në Prishtinë.
Megjithatë, Halti u shpreh se uron që “gjatë këtyre ditëve PDK të reflektojë duke qenë opozitë e vërtetë kundër atyre që duhet me qenë”,.
Mes tjerash, ai shtoi se kjo nuk është çështje e kryeministrit Albin Kurti, por e Kosovës.
“Mendoj që ne duhet të flasim për të metat e kësaj marrëveshje nëse ka, sepse çdokush nga këndvështrimi i vetë mundët me dhënë vërejtje të veta”, tha ai.
“Unë e shoh këtë marrëveshje si aneks të marrëveshjeve të mëhershme, e cila ia mundëson të dyja palëve dhe i obligon që marrëveshjet e mëparshme t’i zbatojnë përmes një dokumenti shtesë duke i pasur parasysh të gjitha ato që kanë ndodhur”, shtoi ligjvënësi opozitar.