Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur sonte rreth rastit të vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Sallahu e ka konfirmuar se lidhur me rastin Dehari janë intervistuar ai dhe ministrja, Albulena Haxhiu.
“Jam intervistu edhe unë edhe ministrja Haxhiu. Kemi dhënë informatat e caktuara, varësisht nga pyetjet e hetuesisë. Deri më tani nuk ka ndonjë verdiktë, qoftë i prokurorisë apo gjyqësisë në lidhje me këtë rast. Ne kemi dorëzuar informacione të shumta prokurorisë, por deri më tani, një mungesë e vullnetit të prokurorisë ka bërë që rasti të mos zgjidhet”, ka deklaruar ai.
Tutje ai ka kërkuar nga prokuroria të zbardhë sa më shpejtë rastin e mostrave të Astrit Deharit.
“Kërkoj që prokuroria të zbardhë sa më shpejtë rastin jo vetëm të mostrave por edhe çështjen në përgjithësi, sepse është një rast jashtzakonisht i rëndë”, ka cituar ai.