32-vjeçarja detyrohet t’i kthejë fëmijët tek ish-burri që përdori dhunë ndaj saj

Aktuale

32-vjeçarja detyrohet t’i kthejë fëmijët tek ish-burri që përdori dhunë ndaj saj

Më: 15 mars 2023 Në ora: 23:36
Elvedina Hajdari

Nga pamja jashtë saj, jep përshtypjen e një shtëpie normale.

E në brendësi, ka një histori krejt tjetër.

Këto punime në mur të bëra nga fëmijët e saj, janë arsyeja e vetme që e kthejnë Elvedina Hajdarin në këtë shtëpi.

Shtëpi e cila është vetëm 50 metra larg ish-burrit e familjes së tij në Fushticë e Epërme, të cilët i paditi për një sërë të bëmash.

Për shkak të gjendjes së saj financiare, 32 vjeçarja u detyrua t’ia dorëzoj tre fëmijët ish-burrit, i cili është akuzuar për dhunë ndaj saj.

E vajzën më të vogël e mban afër vetes.

Përtej gjithë asaj që ka kaluar, thotë se ish-burri i saj tani po akuzohet edhe për shkak se nuk është kujdesur për mirëqenien e njërit prej fëmijëve të tyre.

Hajdari thekson se nuk është e kënaqur as me Policinë e as me organet e tjera të drejtësisë.

Pikërisht këtë të mërkure, u mbajt edhe seanca e cila parashihej të ishte përfundimtare për vendimin ndaj tij.

Megjithatë, avokati mbrojtës i Hajdarit, Gazmend Halilaj, tregon se si ka shkuar e gjithë seanca.

Për ta mbështetur pas çdo seance, janë edhe gra të tjera.

Seanca pëfundimtare, sipas avokatit të Elvedina Hajdarit, parashihet të mbahet me 30 mars të këtij viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat