Shala: Aplikimi i Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe nuk do të ndodhë sivjet

Aktuale

Shala: Aplikimi i Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe nuk do të ndodhë sivjet

Më: 16 mars 2023 Në ora: 00:09
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë dhe njohës i rrethanave politike, Drizan Shala, është shprehur skeptik ndaj aplikimit të Kosovës në Programin e Partneritetit të Paqes në NATO. Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë gjatë këtij viti.

Duke folur për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq më 18 mars në Ohër, Shala tha që vetëm do të analizohet propozimi evropian.

“Sa i përket asaj se kur mund të pritet që Kosova të aplikojë për Programin për Partneritetit për Paqe, sipas të gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë më 2023, për arsye që 18 marsi do të jetë dita kur vlerësohet-analizohet se kah do të lëvizë procesi i dialogut”, tha Shala.

Sipas tij, palët kanë vetëm deklarime që plani franko-gjerman është i favorshëm.

“Jemi në atë fazën e asaj që palët vetëm në aspektin deklarativ kemi deklarime që pranojnë, se plani franko-gjerman është i favorshëm”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat