Lajçak përmend ndikimin e Rusisë: Po përgatitet një version i ri i aneksit, do të diskutohet në Ohër

Aktuale

Lajçak përmend ndikimin e Rusisë: Po përgatitet një version i ri i aneksit, do të diskutohet në Ohër

Më: 16 mars 2023 Në ora: 00:35
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë sot se pranimi i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve do të zvogëlojë hapësirën për ndërhyrjen e Rusisë në ngjarjet e rajonit dhe për të krijuar kaos.

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, stabilizimi i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm për BE-në se kurrë, tha Lajçak gjatë konferencës online “Evropa dhe Rusia në Frontin Ballkanik”, organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare, shkruan Danas.

Lajçak vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Beogradit janë problem kyç për të gjithë rajonin, i cili bllokon normalizimin e Ballkanit Perëndimor dhe lirinë e lëvizjes.

Pranimi i marrëveshjes do të ishte një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, tha Lajçak.

Duke thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar se nuk ka nevojë për bisedime të reja për tekstin e marrëveshjes, Lajçak u shpreh se tani duhet të përcaktohet rendi i hapave të ardhshëm, afatet dhe kush duhet të bëjë atë.

“Ne kemi formuar anekse lidhur me zbatimin e marrëveshjes. Pas bisedimeve të mia në Prishtinë dhe Beograd, është duke u përgatitur një version i ri i aneksit, i cili do të diskutohet në Ohër të shtunën”, tha Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat