Ish-diplomati, Blerim Canaj ka folur rreth bërjes së opozitës nga subjektet politike në Kosovë, duke thënë se ata janë më konstruktiv sa i përket marrëveshjes me Serbinë sepse vetë kanë kontribuuar për të tilla dhe e dinë se çfarë është “take or leave it”.
“Opozita në Kosovë është deklaruar qysh në fillim se kur janë çështjet e mëdha për shtetin ata do të përkrahin. Në anën tjetër sot e kemi opozitën në Kosovë që kanë kontribuar në marrëveshje, prandaj ata e dinë se si është kur të vinë edhe të thonë qekjo është take it or leave it, dhe mendoj që situatën e tillë ata e kuptojnë, prandaj sot e kemi një opozitë më konstruktive.”, ka thënë Canaj.
Por, Canaj ka kritikuar aktivizimin e opozitës duke thënë se janë në një kërkim të rrugës se si ta bëjnë opozitën.
“Ata janë në një kërkim të rrugës së si do ta bëjnë opozitarizmin, do duhet të ishin më inovativ në këtë rrugë sepse kemi plotë tema tjera me të cilat ata duhet të merren, por jemi në temën e marrëveshjes dhe besoj që kur kryhet do mund të flasim për arsimin që është katastrofal, shëndetësinë që është katastrof.”, ka thënë Canaj.
Canaj, ka thënë se opozita mund ta kritikoj përmbajtjen e marrëveshjes, por jo edhe Asociacionin.