Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës përmes protestës synon të bëjë presion për rritje të pagave, për punëtorët.
Gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media, kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica, tha se protesta do të organizohet sot, për siç i quajti ai realizimin e kërkesave esenciale.
Prostesta organizohet nga ora 12:00, në sheshin “Nënë Tereza”.
Mediat do t'iu mbajnë të informuar.