Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përmes një postimi në Twiter ka thënë se është koha për të përfunduar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Është koha që liderët e Kosovës, Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor, të tregojnë guxim dhe të tregojnë përgjegjësi në suksesin e pranimit të tyre në Bashkimin Evropian".
Kështu ka shkruar Borrell, teksa ka njoftuar se të shtunën do të takohet me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb, Vuçiq në Ohër.
Diplomati spanjoll i cili përfaqëson politikën e jashtme të BE-së, do të jetë mikpritës i kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë të shtunë, në Ohër, ku bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të ndërmjetësojnë në arritjen e pajtueshmërisë ndërmjet dy liderëve sa i përket dakordimit për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.