Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar në pas bastisjeve që i ka bërë Policia e Kosovës, nga Njësiti i kundër krimeve ekonomike në në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë.
“Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar”, ka shkruar Sveçla.
“Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cenon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka theksuar ai.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bordi i Kompanisë Pastrimit “Ambienti” në Pejë dhe çdo person që ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare do të ballafaqohet me drejtësinë.
“Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka përfunduar Sveçla.