Këta janë 7 zyrtarët e arrestuar në kompaninë “Ambienti” në Pejë

Aktuale

Këta janë 7 zyrtarët e arrestuar në kompaninë “Ambienti” në Pejë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 15:14
Policia

Media ka siguruar emrat e 7 zyrtarëve të kompanisë së pastrimit “Ambienti” në Pejë, që janë arrestuar sot nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike.

Personat e ndaluar janë:

Diedon Berisha, Kryeshef aktual

Armend Jupa

Arton Muhaxheri, Kryetar i Bordi

Shpetim Gashi, Anëtar Bordi

Fisnik Ademi, Anëtar Bordi

Idriz Bala Anëtar Bordi dhe

Nexhat Abdullahu, ish-Kryeshef.

Mëngjesin e sotëm Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike kanë ndërmarrë aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

Për këtë rast është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një shkrim në Facebook ai ka thënë se epoka e tolerimit të të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

“Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat