Sekuestrohet një tokë që i është falur gruas së Agim Ramadanit

Aktuale

Sekuestrohet një tokë që i është falur gruas së Agim Ramadanit

Më: 16 mars 2023 Në ora: 15:23
Shukrie Ramadani

Shkurije Ramadani, gruaja e Agim Ramadanit Heroit të Kombit, e kishte marrë një copë toke – si dhuratë nga Agron Kelmendi, biznesmeni nga Peja.

Ky i fundit, këtë dhurim parcele e kishte bërë në nderë të Familjes Ramadani si kontribuuese për vendin.

Por, pasi Gjykata Themelore në Pejë e shpalli Kelmendin fajtor, vendim ky të cilin e vërtetoi edhe Apeli, Prokuroria ka kërkuar të ngrihen 80 parcela që ishin në emër të tij, e që i njëjti i kishte dhuruar.

Prokuroria e ka arsyetuar vendimin duke thënë se “s’ka pasur të ardhura për t’i blerë ato”.

Ky vendim i drejtësisë ka ardhur pas premtimeve se në pushtetin e Albin Kurtit do të konfiskoheshin pronat e dyshimta të oligarkëve, dhe si përfundim është “ngrirë” një tokë që i është falur gruas së Heroit, Agim Ramadani.

Zonja Shukrie Ramadani është pyetur për këtë çështje, por ende nuk ka kthyer përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat