Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi së bashku me deputetët e SDA, ka takuar në Beograd, ambasadorin e Francës në Serbi, Pierre Cochard.
Kamberi me të kanë biseduar për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe boshnjakëve në Sanxhak.
Deputeti ka njoftuar për këtë takim.
Ai ka shkruar në Facebook se e gjithë biseda për pozitën e shqiptarëve është fokusuar në perspektivën e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.