Gjini pas takimit me Escobarin: E mbështesim nënshkrimin e marrëveshjes – në të është njohja

Aktuale

Gjini pas takimit me Escobarin: E mbështesim nënshkrimin e marrëveshjes – në të është njohja

Më: 16 mars 2023 Në ora: 20:32
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, pas takimit që pati me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se takimi si temë pati marrëveshjen.

Në një përgjigje për median, Gjini tha se qëndrimi i AAK-së është që marrëveshja e 27 shkurtit duhet të nënshkruhet.

“Do të ishte pozitive për Kosovën. Me marrëveshjen aktuale, pjesë e marrëveshjes në mënyrë implicite është njohja”, është shprehur Gjini.

Kujtojmë se pjesë e takimit me Hovenierin e Escobarin ishin edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat