“Një marrëveshje e imponuar për Kosovën dhe Serbinë”

Aktuale

“Një marrëveshje e imponuar për Kosovën dhe Serbinë”

Më: 16 mars 2023 Në ora: 21:05
Pamje nga Brukseli

Komuniteti ndërkombëtar po pret rezultate konkrete nga Kosova dhe Serbia, në kuadër të procesit të dialogut.

Ndërmjetësuesit e këtij procesi po kërkojnë nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

E pikërisht për mënyrën se si do të zbatohen këto marrëveshje do të diskutohet në takimin e ardhshëm në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Por, kritik ndaj qasjes së komuniteti ndërkombëtar, po shprehet publicisti Fatos Lubonja.

Lubonja vlerëson se Kosova dhe Serbia janë nën presion të madh për të pranuar një marrëveshje të imponuar nga jashtë.

Edhe profesori Abit Hoxha, vlerëson se kjo marrëveshje nuk është aq pozitive për Kosovën, por siç thotë ai, në këto rrethana nuk ka zgjidhje më të mirë.

Tutje, Hoxha nuk pret se do të nënshkruhet një marrëveshje gjatë se shtunës kur do takohen të dy delegacionet.

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që ta nënshkruaj marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian. Një veprim të tillë ai ishte i gatshëm të bënte edhe gjatë takimit të fundit të zhvilluar në Bruksel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat