Diskutimet e propozimit, Abazi: Nuk përmendet që shqiptarët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve

Aktuale

Diskutimet e propozimit, Abazi: Nuk përmendet që shqiptarët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve

Më: 16 mars 2023 Në ora: 21:46
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi duke diskutuar për marrëveshjen që mund të nënshkruhet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se në diskutime nuk përmendet aspak dhe nuk kërkohet që shqiptarët e veriut të Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve.

“Edhe na ja kemi nisë me besu ma pak që realisht mundemi me përdor formulimin që shqiptarët në Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë e meritojnë në mënyrë reciproke të drejtën që kërkohet për serbët këtu. Nuk përmendet fare e as nuk kërkojmë të drejtën e shqiptarëve të veriut të Kosovës me u kthy në shtëpitë e tyre mbas 20 vjetëve, që është e drejtë legjitime që shqiptarët me u kthy në shtëpitë e tyre në veri”, ka thënë ai.

“Kjo nuk është pjesë e diskutimit kur vjen puna ndërsa, flasin për rikonfirmimin e drejtës së pakicës serbe në Kosovë që është bërë edhe në Ahtisarin edhe në diskutimet e Vjenës”, ka deklaruar tutje Abazi.

Po ashtu, ai ka thënë se Kosova po vazhdon të injorojë thelbin e problemit sa i përket diskursit politik në vend, “ne në njërën anë kemi SHBA-në dhe BE-në, në një linjë të fortë që kërkon pranimin nga Kosova për një marrëveshje që nuk ka njohjen në mes, që nuk ka qenë si e tillë më herët të paktën nga faktorët amerikanë”.

Ndërkaq, ai ka thënë se tani nuk as garancion që do të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.

“Nuk ka garancion që do të mbahen zgjedhjet në katër komunat e veriut, rrjedhimisht i bie që Vuçiqi vazhdon ta mbaj atë kartë në dorë, nuk kërkohet prej Serbisë mos me i intimidu pjesëtarët e Policisë dhe FSK-së siç ka bërë të kaluarën dhe vazhdon ta bëjë. Që janë elemente sabotuese e jo konstruktive të Serbisë, e që i përdor që në të ardhmen si forma për me krijuar hapësirë më të madhe të negocimit”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat