Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se dy liderët politik të opozitës Lumi Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, nuk mund të ushtrojnë kontrollë mbi partitë e tyre.
Tutje, Kajtazi ka thënë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi shihet si ushtrues detyre i kryetarit të partisë.
Ai ka folur edhe për problemet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë këtu edhe dorëheqjen e nënkryetares Shqipe Mjekiqi.
“Në një situatë si kjo nuk do të duhej të kishte dallime mes pozitës dhe opozitës dhe të ishte një qëndrim unik përballë Serbisë. Tu e pas parasysh që kjo nuk ka ndodhë as në të kaluarën as tash, mendoj që opozita e ka luajtur rolin e vet kogja mirë deri tash, kemi një opozitë të dobët në numra, dhe kemi dy parti politike që udhëhiqen nga liderë të ri dhe nuk i kanë në kontrollë partitë e tyre. Kemi një përplasje brenda PDK për rikthimin e gardës së vjetër politike përfshirë Limajn.Në anën tjetër LDK ka probleme me gardën e vjetër, shto kësaj edhe problemet që i kanë tash që po shfaqe dorëheqjet”.
Mes tjerash, gazetari Kajtazi ka thënë se brenda PDK-së ka përplasje mes atyre që njhen si grupi i Bon Vivantit dhe gardës së vjetër.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars pritet të takohen në Ohër për të diskutuar për planin e zbatimit evropian.