Raci: AAK i ka mbajtur më së shumti qëndrimet rreth dialogut

Aktuale

Raci: AAK i ka mbajtur më së shumti qëndrimet rreth dialogut

Më: 16 mars 2023 Në ora: 23:10
Gazmir Raci

Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë partia e ka cila i ka mbajtur më së shumti qëndrimet rreth dialogut.

Derisa për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, Raci tha se ato kanë pasur luhatje.

“Prej opozitës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë partia e cila ka pasur më së shumti konsistencë.

E ka mbështetur nga fillmi dialogun, në vitin 2011, 2013 dhe 15 ka marrë pjesë me koordinatorin parlamentar z.Shala. Aleanca e cila edhe pse udhëhiqnin nga 2017-2019-të me qeverinë kundërshtonin diskutimin që bëheshin rreth korrigjimit”, tha Raci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat