Tahiri-Beqa: Vuçiqi i drejtohet popullit të vet, ne nuk po kemi informacion

Aktuale

Tahiri-Beqa: Vuçiqi i drejtohet popullit të vet, ne nuk po kemi informacion

Më: 16 mars 2023 Në ora: 23:19
Arta Tahiri-Beqa

Politologia, Arta Tahiri-Beqa thotë se plani evropian nuk është marrëveshje si ato të mëhershme, por marrëveshje për të vendosur konizat.

Tahiri-Beqa vlerëson se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje rreth takimeve në Bruksel. Teksa, sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i drejtohet popullit të tij vazhdimisht.

Mu relativisht po më pengon një çështje që Vuçiqi dy ditë para se të shkojë në Ohër ka konferenca të vazhdueshme dhe i del popullit, i drejtohet popullit të vet, për ta përgatitur për çdo skenar të mundshëm që do e pres në Ohër. Kurse ne nuk po kemi asnjëherë informacion se çka do të ndodh në Ohër. Vetëm kemi që po jemi në bisedime. Edhe ato takime që ndodhën tash në mënyrë të vazhdueshme dje edhe sot, asnjë deklaratë nuk del publike për t’u treguar se çka u diskutua”, tha ajo.

Ajo potencoi se më shumë japin deklarata përfaqësuesit ndërkombëtar, sesa që kryeministri Albin Kurti del për të treguar se çfarë pritet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat