Blakaj: Marrëveshja s’përfshinë mjaftueshëm çështjen e të pagjeturve

Aktuale

Blakaj: Marrëveshja s’përfshinë mjaftueshëm çështjen e të pagjeturve

Më: 16 mars 2023 Në ora: 23:50
Bekim Blakaj

Çështja e personave të pagjetur nuk është përfshirë sa duhet në propozim marrëveshjen e BE-së, në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky është konstatimi që jep Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare për Kosovë, Bekim Blakaj.

Blakaj deklaroi se FDH-ja ka kërkuar që kjo çështje të vendoset në prioritet edhe  në kohën kur ishte dialog teknik mes Kosovës e Serbisë.

“Kemi kërkuar që pala kosovare të merret me këto tema, siç është ajo me personat e zhdukur e që palët të arrijnë marrëveshje për zbardhjen e fatit të tyre”, deklaroi Blakaj.

Ai u shpreh se edhe një çështje tjetër me rëndësi është mos vendosja e bashkëpunimt juridik sidomos mes Prokurorive Speciale për krimet e luftës mes Kosovës e Serbisë.

Sipas Blakajt, ky mos bashkëpunim ka bërë që të dyshuarit për krime lufte të kenë hapësirë për t’i ikur drejtësisë.

“Për fat të keq çështja e personave të pagjetur është përmendur në këtë propozim marrëveshje, por nuk jemi të kënaqur që kjo çështje nuk ka zënë vend të nevojshëm”, deklaroi Blakaj.

“Mendojmë se kësaj  çështjeje  është dashur t’i jepet rëndësi të veçantë”.

Blakaj deklaroi më tej se për këtë çështje është folur shumë nga palët e sidomos nga ajo kosovare, e që sipas së cilës, të pagjeturit do të jenë prioritet. “Por  deri më tani nuk kemi vërejtur se kjo është duke ndodhur”.

Megjithatë, drejtori ekzekutiv i FDH për Kosovë, u shpreh se duhet pritur për të parë se si në planin përcjelles për zbatimin e marrëveshjes, do të jetë e saktësuar kjo çështje.

“Por sërish, ajo për ndjekjen e të dyshuarve që kanë kryer krime lufte, nuk përmendet askund në këtë plan”.

Sa i përket bashkëpunimit mes Kosovës e Serbisë, Blakaj tha se një i tillë sa i përket kapjes së të dyshuarve për krime të luftës, nuk ekziston, nëse merret për bazë bashkëpunimi në lidhje me këtë çështje mes Serbisë, kroacisë e Bosnje e Hercegovinës.

Ka bashkëpunim mes Kroacisë, Bosnjes e Serbisë sepse kanë nënshkruar protokolle bashkëpunimi, por ato nuk kanë ndihmuar në akstradimin e personave”, thotë Blakaj.

Sidoqoftë, ai shprehet se secila palë është zotuar t’i gjykojë ata brenda shtetit të vet.

“Në disa raste ka pasur sukses sikurse 6 aktakuza të dorëzuara në Prokurorinë Speciale në Serbi. Ato janë  dorëzuar në vitin 2021, e ku ato prova janë mbledhur nga Prokuroria Speciale e Bosnje e Hercegovinës”.

Megjithatë, ai tha se të gjitha këto gjykime janë kryer ndaj personave të nivelit të ulët dhe jo ndaj atyre që kishin përgjegjësi në nivele të larta gjatë luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat