Të shtunën më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të mbajë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedonia e Veriut.
Zyra e Borellit njofton se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.
“Dialogu në Ohër do të fillojë në mëngjes në ora 10:00 me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Përfaqësuesja e Lartë, e mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njëra pas tjetrës, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë. Koha e saktë do të përcaktohet gjatë pasdites. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt”, thuhet në komunikatë.