Ngrihet grupi punues për Projektligjin për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në drejtësi

Aktuale

Ngrihet grupi punues për Projektligjin për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në drejtësi

Më: 17 mars 2023 Në ora: 11:35
Foto nga vendngjarja

Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, sot ka formuar grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë. Në këtë mbledhje të Komisionit Ad-hoc për vetting në sistem të drejtësisë u dakorduan që grupi punues të ketë përbërjen e njëjtë me atë që ka qenë për analizimin e amendamenteve kushtetuese.

Kryetari i këtij Komisioni, Kujtim Shala tha se më 3 mars 2023 Ministria e Drejtësisë iu kanë dorëzuar këtë projektligj të harmonizuar edhe me draf-amendamentet kushtetuese por edhe me vlerësimet e Venecias.

Ai tha se grupi punues do të analizojë se Projektligji për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë a është draft i konsoliduar për t’u proceduar më tutje.

Shala: Më 3 mars MD ka dorëzuar këtë projektligj të harmonizuar me draf-amandamentet kushtetuese

“3 mars 2023 grupi punuesi i Ministrisë së Drejtësisë i ka dorëzuar Kuvendit projektligjin e harmonizuar me draft amendamentet kushtetuese të miratuara nga Komisioni Ad-hoc dhe në përputhshmëri me opinionin e Komisionit të Venecias. Në bazë të panit të punës së Komisionit ne sot do të formojmë në grup të punës për të shqyrtuar dhe vlerësuar nëse mund të merret si draft i konsoliduar pra drafti i këtij projektligji për të proceduar më tej sipas procedurave të përcaktuara sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Shala po ashtu njoftoi se pas pranimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të draf-amendamenteve, Gjykata ka kërkuar nga Kuvendi që deri më 22 mars 2023 t’ju dërgohen edhe disa dokumente të punës së Komisionit ad-hoc.

Shala: Gjykatat Kushtetuese ka kërkuar edhe dokumente të punës së Komisionit

“Më 7 mars 2023 Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga sekretaria e Kuvendit që deri më datën 22 mars 2023 të dërgojë dokumentacionin përkatës të punës së Komisionit Ad-hoc që ndërlidhet me punën e amendamenteve të propozuara. Duke iu referuar kësaj kërkese të Gjykatës Kushtetuese iu njoftoj se pas mbylljes së kësaj mbledhje sekretaria e Kuvendit do t’i dërgojë dosjen me këto dokumente: Procesverbalin e mbledhjes së komisionit 20 dhjetor 2022 transkripti i mbledhjes së datës 20 dhjetor 2022, procesverbali i mbledhjes 27 dhjetor 2022, transkripti i Komisionit të datës 27 dhjetor 2022”, u shpreh ai.

Ai tha se ai grup punues i cili është marr me propozim-amendamentet kushtetuese do të mund të merret edhe me këtë projektligj .

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi u shpreh se ekziston mundësia që të kërkohet shtyrja e mandatit të Komisionit Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar.

Ai tha se e gjitha puna e këtij Komisioni varet nga përgjigja e Gjykatës Kushtetuese.

Rrustemi: Mund të vije situata që të kërkojmë vazhdimin e mandatit të Komisionit

“Ne jemi të varur nga kthimi i përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese nuk mendoj unë të paktën se si Komisionin mund ta përmbyllim formalisht punën për sa kohë nuk e kemi vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për draft-amendamentet e dorëzuar. Nuk mund ta përmbyllim as procesin e hartimit të projektligjit për sa kohë nuk e kemi përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese mund të bëjë konstatime të veta dhe mbase mund të detyrohemi të punojmë përsëri në draft-amendementi, mandati kohor i këtij komisioni varet shumë nga përgjigja e Gjykatës Kushtetuese…mund të vije situata ose nevoja që me kërkuar nga seanca vazhdim të periudhës së angazhimit të këtij Komisioni për ta përmbyllur komplet punën”, theksoi Rrustemi.

Në fillim të muajit mars kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft- amendamentet për të marrë përgjigje nëse të njëjtat janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat