Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Albin Kurtin dhe Ramush Haradinaj për qasjen që kanë pasur kur ishin në opozitë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se AAK-së dhe VV-ja marrëveshjet që i kanë kundërshtuar në opozitë i kanë pranuar kur kanë ardhur në pushtet.
“I kundërshtuan me dhunë në Kuvend kur ishin në opozitë. I pranuan/pranojnë paqësisht kur janë në pushtet.
Siç u ka hije mashtruesve. Kauzat: demarkacioni, Asociacioni”, ka shkruar Hamiti.