Takimi i Ohrit, Lajçak: Për rezultatet “duhet pritur ditën e nesërme”

Aktuale

Takimi i Ohrit, Lajçak: Për rezultatet “duhet pritur ditën e nesërme”

Më: 17 mars 2023 Në ora: 22:45
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë duke darkuar para takimit të nesërm në Ohër, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka thënë në lidhje me takimin se duhet pritur dita e nesërme.

Kështu deklaroi ai para hyrjes në restaurantin ku do të darkojë me Borrellin.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin nesër në orën 10:30. Që do të thotë, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së, para takimit të përbashkët trilateral, Kurti-Vuçiq-BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat