Gazetari Idro Seferi ka thënë se e rëndësishme është që të shihet se çfarë kanë rënë dakord palët sa i përket planit të zbatimit.
“Kjo do ta saktësojë çfarë marrëveshje do të ketë dhe çka do të pranohet nga pikat e marrëveshjes, por edhe si do të ecë procesi”, ka thënë ai.
Sipas tij, marrëveshja ekziston është paraqitur dhe varet se në çfarë afate do të zbatohet.
“Pika më e rëndësishme dhe kryesore për t’u arritur kjo marrëveshje është çfarë do të ndodhë më Asociacionin dhe në çfarë formati do të formohet”, ka shtuar Seferi.