Spahiu: Njohja de-facto dhe de-jure është brenda planit të zbatimit

Aktuale

Spahiu: Njohja de-facto dhe de-jure është brenda planit të zbatimit

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:18
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu ka përseritur edhe sot së nëse nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të këtë luftë.

Sipas tij nga kjo marrëveshje fitojnë të dy palët kurse në luftë humbin të dyja palët.

Spahiu ka deklaruar që me këtë marrëveshje njohja de fakte dhe dejure është brenda planit por bashkësia ndërkombëtare nuk po e thotë këtë për mos t’ia vështirësuar situatën Vuçiqit në Serbi.

Ai ka deklaruar se me Ohrin lidhen shumë histori dhe se Ohri nga rilindasit ishte menduar edhe si kryeqytet i shqiptarëve.

“Me marrëveshjen e Ohrit shqiptarët fituan të drejta dhe kanë një pozicion të mirë në Maqedoni të Veriut”, ka deklaruar Spahiu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat