Alban Selimit, gazetar në Radio Televizionin e Kosovës para disa ditëve iu dogj garazha.
Këtë të shtunë, Selimi e raportoi edhe një kërcënim, ku në mure, i kishin shënuar fjalë kërrcënuese, duke i thënë që ta mbyllte gojën.
Selimi tashmë ka njoftuar se në lidhje me sulmet dhe kërcënimet ndaj tij, ka të arrestuar.
I arrestuari i sotëm është fqinj i imi, është shprehur Selimi, duke bër të ditur se i njejti ka lidhje familjare me disa uzurpatorë të tokave, përçka në RTK, ishte transmetuar një emision.
Postimi i plotë i Selimit:
Ky po del të jetë emisioni që ka shkaktu zjarrin në shtëpinë time. I arrestuari i sotëm që është fqinj i imi ka lidhje familjare me uzurpatorët e këtyre tokave. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për kriminelin, kushdo qoftë ai!