Çfarë po ndodhë në Ohër sipas Agon Maliqit?

Aktuale

Çfarë po ndodhë në Ohër sipas Agon Maliqit?

Më: 18 mars 2023 Në ora: 21:09
Agon Maliqi

Analisti Agon Maliqi, në një postim, në Twitter ka thënë se ngecja në takimin e Ohrit, lidhet me nënshkrimin e dokumentit. Sipas tij, pala kosovare po kërkon që të ketë nënshkrim, ndërsa ajo serbe që dokumenti të jetë pa nënshkrim, por si dokument i BE’së.

“Ngecja në Ohër në Ohër thuhet se ka të bëjë me nënshkrimet. Palët bien dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por Kosova dëshiron që ajo të nënshkruhet nga të dyja palët.

Serbia preferon të qëndrojë si një dokument i BE-së, të cilin do ta përdorte për t’i mbajtur palët përgjegjëse.

Si mund të quhet diçka marrëveshje nëse nuk është nënshkruar?”  ka shkruar Maliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat