Borrell: Kosova është pajtuar të fillojë sigurimin e një niveli të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë

Aktuale

Borrell: Kosova është pajtuar të fillojë sigurimin e një niveli të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 23:32
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane (BE), Josep Borrell ka folur pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin në Ohër. Në konferencën për media, Borrell ka thënë se Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë "për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë"

"Kosova është pajtuar të filloj menjëherë, kur them menjëherë e nënkuptoj që menjëherë do të aranzhoj, rregullimet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë,"- ka thënë ai.

Ai ka thënë po ashtu se palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

"Palët janë angazhuar plotësisht për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si pjesë e këtij aneksi, palët janë zotuar plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të zbatojnë detyrimet përkatëse,"- është shprehur Borrell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat