Sot ishte dita kur duhej të merreshim vesh për planin e zbatimit, arritëm një lloj marrëveshjeje dhe me këtë jam i kënaqur, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Ohër. Ai gjithashtu tha se sot nuk ka firmosur asgjë.
Ai gjithashtu thotë se asgjë nuk ka mbaruar sonte, por “sapo ka filluar”.
"Disa pika do të bëhen pjesë e marrëveshjes për të dyja shtetet, edhe për Beogradin dhe Prishtinën", tha ai.
Ai shtoi se Këshilli Evropian do të marrë një vendim për ta bërë atë pjesë të kornizës së negociatave.
“BE-ja do të vlerësojë se sa është bërë nga plani i zbatimit, i cili sigurisht do të duhet të zgjerohet, edhe pse nuk do të kisha problem nëse do të mbetet kështu”, tha Vuçiq.
Siç shtoi ai, si obligim prioritar ishte vendosur formimi i ZSO-së.
- Kjo është në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Unë as sot nuk kam nënshkruar asgjë, e kam bërë të qartë se cilat janë vijat e kuqe, por është bërë përparim në një atmosferë konstruktive – tha Vuçiq.
Siç tha ai, “nesër do të paraqes çdo pikë para qytetarëve”.
“Nga e hëna dhe e marta do të jem gati të pres përfaqësuesit e partive parlamentare, për të parë nëse mund të shkojmë në parlament me një dokument”, tha Vuçiq.
Siç shtoi ai, “besoj se pala prishtinase do të pajtohet që të fillojë menjëherë procesi i formimit të ZSO-së”.
“Nuk dua të ndërhyj në deklaratat e Borelit dhe Kurtit, por çdo letër do ta shihni”, ka thënë presidenti i Serbisë.
Ai shtoi se përparimi drejt BE-së do të varet nga gjithçka që u negociua sot.
“Tani do të na ndjekin ndaras: kush e përmbush atë që u angazhua, dhe jo bashkë”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se presionet do të rriten.
- Do të vazhdojë. As Kurti nuk është shumë i gëzuar siç do ta shihni, as unë nuk po kërcej në qiell se nesër do të kem problem – thotë ai.