Pantina: A ju thojsha bre?

Aktuale

Pantina: A ju thojsha bre?

Më: 19 mars 2023 Në ora: 08:08
Shqipe Pantina

Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Pantina, ka reaguar pas arritjes së aneksit të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Pantina ka shkruar shkurt se parashikimi i saj doli të jetë i vërtetë.

“A ju thojsha bre”, ishte reagimi i deputetes.

Kujtojmë se kryeministri Kurti tha se paraardhësit e tij e kanë nënshkruar Asociacionin dhe neni i 10 thotë se të gjitha duhet të zbatohen.

“Aty thuhet që urgjentisht duhet të fillojnë bisedimet dhe angazhimet për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb. Unë nuk e mohoj që paraardhësitë e mi kanë nënshkruar marrëveshje në 2013 dhe 2015. Këto janë dy prej 39 marrëveshjeve gjithsej dhe neni 10 i marrëveshjes bazë thotë se të gjitha ato duhet të zbatohen. Ka rend kronologjik të marrëveshjeve, nuk ka hierarki logjike dhe ne kësaj i përmbahemi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat