Analisti politik Nexhmendin Spahiu, ka kritikuar politikanët e Kosovës, të cilët sipas tij, nuk e njohin ende flamurin “kombëtar” të Kosovës.
Ai ka thënë se derisa Perëndimi po e detyron Serbinë t’I njoh flamurin dhe himinin e Kosovës, këtë nuk po e bëjnë mediat dhe politikanët në Kosovë.
Spahiu e ka quajtur këtë “paradoks”, përcjell Bota sot.
Reagimi i Spahiut në Facebook:
Çfarë paradoksi. Perëndimi po e detyron Serbinë me njoh flamurin kombëtar të Kosovës e himnin e saj kombëtar në ndërkohë që mediat dhe politikanët e Kosovës akoma nuk e njohin atë si flamur kombëtar. Për më tepër edhe në vetë kushtetutën e Kosovës, flamuri i Kosovës cilësohet vetëm si flamur shtetëror.
Po shyqyr Zotit që dikush është kujtuar të shkruajë një nen në Kushtetutën e Kosovës që Plani i Ahtisaarit prevalon Kushtetutën e Kosovës, dhe në plan të Ahtisaarit flamuri dhe himni i Kosovës cilësohen si simbole kombëtare.