Profesori i shkencave politike Nijazi Halili, vlerëson se dakordimi Kosovë-Serbi, i arritur dje në Ohër, do të hap rrugën drejt familjes evropiane.
“Takimi Kurti - Vuçiq simbolikë e marrëveshjes Ballkanike në Ohër!
Marrëveshja e Ohrit, hapi rrugën drejt familjes evropiane.
Më në fund Serbia zgjodhi rrugën drejtë familjes evropiane duke nënshkruar planin franko-gjerman.
Rruga drejtë familjes evropiane është dhe mbetet perspektiva e popujve të Ballkanit, çdo ikje nga kjo rrugë paraqet shpërfaqje të krizave dhe konflikteve Ballkanike, prandaj marrëveshja e Ohrit hapi rrugën drejtë familjes evropiane”, ka thënë ai përmes një reagimi të dërguar në “Bota sot".