Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për “javën e dialogut” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre.
Lajçak foli edhe për takimin në Ohër, i cili tha se pas 12 orësh negociata intensive, të dy u angazhuan plotësisht që të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe t'i zbatojnë detyrimet përkatëse në mënyrë të duhur dhe në mirëbesim.
"Gjatë takimit të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe unë, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre.
Pas 12 orësh negociata intensive, ata të dy u angazhuan plotësisht për të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të duhur dhe në mirëbesim. Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat." – ka thënë ndër të tjera Lajçak në Facebook.