Teksa e ka quajtur vetëqeverisje për serbët, dakordimin për aneks zbatimin e marrëvshjes në Ohër në kaudër të propozimit evropian, komentatorët politik Blerim Gashi e Krenar Shala janë përplasur në Politiko me ish-deputetin Faton Topallin.
Topalli fillimisht tha se Kushtetuta e Kosovës nuk njeh asnjë etni që organizohen e përfaqësohen si “etnitete”.
“A me i besu Kurtit që bashkë me mua kemi protestuar për Asociacionin, a Kurtit që e arriti atë marrëvshje. S’jamë kundër të drejtave të serbëve, por kjo është mashtrim. I ka mashtruar qindra e mijëra aktivistë.”, u shpreh Topalli, shkruan Gazeta10.
Ndaj kësaj deklarate të tij, reagoi Shala i cili insistoi të shpjegoj dallimin mes “vetëmenaxhimit” dhe “vetëqeverisjes”.
‘Ku je tu e pa Asociacionin. Ku po e sheh autonomin. Vetëmenaxhim je tu pa. Pse s’po shkrun Asociacion, por vetëqeverisje. Ende nuk është shëruar nga inati. Pse s’po shkrun kërkun që u nënshkrua Asociacioni?”, reagoi Shala.
Ndërsa Gashi u tregua i ashpër në deklaratën e tij ndaj Topallit, duke i thënë atij se dakordimi në Ohër, është “vetëmenaxhim”.
“Jo shiqo ti. Kjo është autonomi. Vetëqeverisja është jo vetëmenaxhimi. Profesori po thotë që veëmenaxhimi nuk është vetëqeverisje. Nuk është terminologji politike, sado që ti ke dëshirë ta quajsh si të tillë.”, ndërhyri Gashi.