Ish anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) Naim Miftari, ka publikuar një fotografi së bashku me veprimtarin e çështjes kombëtare, Shefqet Jashari-Strofci, me të cilin thotë se është takuar pas 20 viteve.
Në një postim në Facebook, Miftari tregon se si një nga ish eprorët e tij të SHIK-ut, në vitin 2000 i kishte nxitur që ta vrasin Jasharin, duke trilluar gënjeshtra se ai është tradhtar i vendit.
Postimi i plotë:
Takim pas më shum se 20 viteve me atdhetarin, vendësin dhe mikun tonë familjarë Shefqet Jasharin – Strofcin, të cilin në vitin 2000 njëri nga shefat e Kadri Veselit në zyrat i SHIK-ut përball zyres së Kadris, tentonte me zell përmes trillimeve e gënjeshtrave të na nxiste ta vrisnim kinse si tradhtar të vendit (edhe nje atdhetar tjetër) edhe pse Shefqet Jashari ishte edhe atëherë është edhe sot hero i gjallë i çështjes kombëtare dhe se ka të dytin!
Së bashkut me atdhetarin tjeter Emrush Çekun dhe eprorin ushtarak e bashkëluftëtarin e luftës Shpend Shalën!