Ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, në një intervistë ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Ai ka thënë se serbët në Kosovë të drejta dhe liri, autonomi lokale, pjesëmarrje në nivel shtetëror, por sipas tij, nuk duhet të ketë për ta një model që mund të krijojë një shtet brenda shtetit.
Josipoviq ka propozuar modelin kroat për funksionimin e minoritetit serb në Kosovë.
“Mendoj se modeli kroat i vendosur me Ligj Kushtetues për të drejtat e pakicave kombëtare është model i mirë që mund të frymëzojë liderët në Kosovë. Definitivisht, modeli duhet të sigurojë të drejtat e serbëve, e jo të krijojë ‘shtet-brenda-shtetit’.” – ka thënë ish-presidenti kroat.