Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, më vonë edhe i kreut të Kuvendit Glauk Konjufca, Driton Tali ka paralajmëruar për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga Neni 7 i planit evropian për Kosovën e Serbinë.
Tali përmes një postimi në Facebook, thotë se Kisha Ortodokse Serbe po thotë se Rrafshi i Dukagjinit dhe shumë territore të Rrafshit të Kosovës janë prona të tyre.
Ai kërkon që Kisha ortodokse serbe të shndërrohet në Kishë ortodokse shqiptare.
Postimi i plotë:
Sipas "Kishës Ortodokse të Serbisë" e tërë (Dukagjini) është pronë e Kishës, prandaj ata ende i referohen me termin e vjetër greko - koin "Metohi"!
Biles edhe shumë territore tjera të "Rrafshit të Kosovës", sipas tyre janë "prona të manastireve ortodokse serbe".
Andaj kujdes me Nenin 7 të këtij "Planit të UE'së".
Nuk po them kot që "Kisha Ortodokse Serbe" të shndërrohet në "Kishë Ortodokse të Kosovës".