Gjeneral Brigade, Joachim Hoppe, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka thënë se këto dy mekanizma shtetërorë janë duke ecur në drejtimin e duhur në përputhje me planet e tyre zhvillimore.
Sipas tij, këshillimi për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së po bëhet në përputhje me standardet e vendeve të NATO-s.
Hoppe, këto i deklaroi sot në një takim që e pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, dhe me Kolonelin e FSK-ës, Ejup Maqedonci, si dhe me Gjeneral Brigade, Ralf Hammerstein, i cili pritet të drejtojë NALT-in, pasi Hopee këto ditë e përfundon mandantin e tij.
Në të njëjtën kohë, Kurti e uroi Hammerstein për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Drejtori i NALT dhe e siguroi atë që bashkëpunimi me ekipin e NALT do të vazhdojë me synim avancimin e mëtejmë.